Sport Shqiptar

Drita e nis takimin me disa ndryshime në formacion

Ardian Nuhiu

FC Drita ka publikuar formacionin zyrtar – në prag të ndeshjes ndaj Inter Turku – që nis me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri Ardian Nuhiu ka vendosur të bëjë disa ndryshime në këtë takim të vlefshëm për Europa Conference League.

Për dallim nga ndeshja e kaluar, nga minuta e parë do të luaj Tun Bardhoku.

Formacioni startues

Teksa, startues është Kastriot Selmani.

Në stol është lënë Ajzeraj – që në takimin e parë startoi nga fillimi.

Në këtë takim, Drita ka vetëm një opsion: të fitojë me dy gola epërsi, sepse çdo rezultat tjeterë nuk i kualifikon tutje.

Në ndeshjen e parë, gjilanasit pësuan humbje me rezultat 1-0. /Shqip.com