Sport Shqiptar

Drita e Ballkani arkëtojnë pikët e para

Dy skuadrat që shihen si favorite kryesore për titullin e kampionit, Ballkani dhe Drita kanë shënuar fitore në ndeshjet e javës së pare të Superligës së Kosovës.

Drita I arkëtoi tri pikët e para pas fitores në derbin e javës me Llapit, ndaj të cilit shënoi me rezultat 2-0.

Dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi Blerim Krasniqi (60’) i cili u asistua nga mbrojtësi Besnik Krasniqi.

Epërsinë në 2-0, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar e shënoi i transferuari nga Prishtina, Albin Prapashtica në minutën e 77-të, vetëm tetë minuta pasi u inkuadrua në lojë.

Me fitore kampionatin e ka nisur edhe kampioni actual, Ballkani, që ka fituar me rezultat 1-0 në ndeshjen në udhëtim te Liria.

Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutën e 65-të, me autor Nazmi Gripshin.

/Shqip.com