Drita dhe Llapi rikthehen te fitorja, Ballkani mbron kreun
Drita ka arritur të mposhtë Malishevën me rezultat të ngushtë 1:2 në kuadër të xhiros së 21 të Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra nga Gjilani arriti që ta marrë epërsinë në minutën e 50-të, me anë të Simonovskit.
Derisa, vetëm 10-të minuta më vonë Astrit Fazliu shënon nga pika e bardhë, për të dyfishuar epërsinë e mysafirëve.
Malisheva arriti që në minutën e 82-të të ngushtojë epërsinë.
Ishte Marc Olivieri, ai i cili shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 1:2.
Me këtë fitore Drita ngjitet në pozitën e dytë, me 41 pikë, derisa Malisheva mbetet në pozitën e tet me 23 pikë.
Fitore ka shënuar edhe Ballkani që me lehtësi mposhti Ulpianën me rezultat 3:0.
Edvin Kuç realizon një super gol pas asistimit të Blend Baftiut, në minutën e 41-të.
Kurse, Blend Baftiu dyfishoi epërsinë, pas asistimit të Armend Thaqit.
Melvan Zeka u përkujdes për rezultatin përfundimtar 3:0, pasi shënoi në minutën e 75-të.
Ballkani mbetet në vendin e parë, kurse Ulpiana është në vendin e shtat me 22 pikë.
Llapi ka shënuar fitore të lehtë ndaj skuadrës së Feronikelit me rezultatin bindës 4:2.
Llapi i dha fund ndeshjes pas përfundimit të pjesës së parë, kur shkoi në pushim me katër gola epërsi
Alef Firmino (6’), Adem Maliqi (10’), Amar Latif (34’) e Bianor Neto (42’) shënuan golat për Llapin.
Golat për Feronikelin që në pjesën pranverore po paraqitet me juniorë, i realizuan Kaltrin Seferi (71’) e Sokol Kiqina (84’).
Për Llapin, kjo është fitorja e dytë në tri ndeshje të luajtura në stinorin pranveror ku e ka edhe një barazim, ndërsa Nikli regjistroi humbjen e tretë.
Llapi mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 36 pikë, 25 më shumë se Feronikeli që renditet i fundit./Shqip.com