Drita barazon rezultatin
Publikuar:
(19.02.2022 14:44:56)

Drita ka barazuar rezultatin me golin e Cuculit nga penalltia në minutën e 78- të takimit.
Pas një ndërhyrje brenda zonës gjyqtari nuk ishte i sigurte dhe iu desh konsultimi i VAR-it që të akordojë 11-metërsh.
Më herët në minutën e 50-të nëpërmjet një kundërsulmi sulmuesi Valmir Veliu arriti ta tundë rrjetën për të kaluar Llapin në epërsi.
Momentalisht në Superligën e Kosovës në futboll në konkurrencën e meshkujve prin Drita me 37 pikë, e pasuar nga Llapi dhe Gjilani me nga 36./SHQIP.com