Lajme

Drin Alaj merr më së shumti vota në zgjedhjet komunale dhe kantonale

Drin Alaj

Kandidati i Partisë Socialdemokrate në Zvicër, Drin Alaj ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet komunale dhe ato kantonale.

Ai është votuar gjithsej 5327 herë, raporton albinfo.ch.

“Jam i emocionuar dhe shumë i lumtur që mund të përfaqësoj popullin e komunës Cham edhe për katër vite të tjera dhe të ndihmoj në ngritjen e komunës sonë të bukur”, shkruan Alaj duke ju drejtuar zgjedhësve të tij dhe qytetarëve të tjerë të komunës Cham.

Tuje ai ka thënë se është zgjedhur në Asamblenë komunale me rezultatin e dytë më të mirë dhe rreth 100% më shumë vota se në zgjedhjet e 2018-ës.

“Ndërsa rizgjedhja në Parlamentin Kantonal ishte sërish e suksesshme dhe me rezultatin më të mirë.

Ju falënderoj nga thellësia e zemrës për këtë. Faleminderit për mbështetjen tuaj të madhe, fjalët motivuese dhe mbështetjen tuaj. Faleminderit për besimin tuaj!”, përfundon teksti falënderues i Drinit.

/Shqip.com