Sport Ndërkombëtar

Driblime, asistime dhe gola = Neymar Jr

Neymar Jr

Ai po driblon, asiston dhe shënon.

Ky është sezoni i tij më i mirë – që kur ka zbarkuar në “Parkun e Princave”.

Neymar Jr po vazhdon të dhurojë magji në Ligue 1.

Braziliani është sulmuesi me statistikat më të mira – në elitën e futbollit francez.

Këmbëshpejti ka shënuar tetë gola – teksa numëron edhe pesë asistime – në tetë ndeshje të zhvilluara – në elitën e futbollit francez.

Paraqitje të mira ka pasur edhe në Ligën e Kampionëve – sepse ka një gol dhe një asistim – në dy ndeshje të zhvilluara.

30 vjeçari po e zhvillon sezonin e gjashtë – në qytetin e dritave.

Numri 10 mbetet ende transferi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, sepse PSG-ja i kishte paguar Barcelonës 222 milionë euro në vitin 2016 – për shërbimet e tij./Shqip.com