Lajme

Dreshaj: Zëri i pensionistëve dëgjohet në Kuvend të Kosovës

Shemsedin Dreshaj - AAK

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se zëri i pensionistëve dëgjohet në Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka thënë Dreshaj pas tryezës të organizuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së.

“Sot, Grupi Parlamentar i AAK-së mbajti tryezë me Shoqatat e Pensionistëve dhe Invalidëve të komunave të Kosovës, me temën “Ligji për Skemat Sociale të financuara nga shteti, problemet dhe kërkesat për ndryshim””, ka shkruar Dreshaj.

Postimi i plotë:

Zëri i Pensionistëve dëgjohet në Kuvend të Kosovës.

Sot, Grupi Parlamentar i AAK-së mbajti tryezë me Shoqatat e Pensionistëve dhe Invalidëve të komunave të Kosovës, me temën “Ligji për Skemat Sociale të financuara nga shteti, problemet dhe kërkesat për ndryshim”.

Pensionistët kishin pakënaqësi lidhur me  padrejtësitë përballë tyre me vite të tëra.

Ata dhanë opinionet dhe kontributin në këtë tryezë, duke i renditur kërkesat konkrete për rregullimin e gjendjes pensionale, e të cilat padyshim do të jenë shumë të vlefshme lidhur me formalizimin ligjor të padrejtësive të Ligjit për Skema Sociale të financuara nga shteti.

/Shqip.com