Lajme

Dreshaj: Shëndetësia është në gjendje të mjerueshme

Shemsedin Dreshaj - AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencë për medie, ku theks të veçantë i dha gjendjes në shëndetësi.

Doktori dhe njëherësh deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se kjo qeveri është bërë qeveri e eksperimenteve dhe me riciklime të personave, sipas tij, pa ndonjë performancë në secilin dikaster menaxherial.

Tutje, ai numëroi problemet në shëndetësi, duke filluar nga ikja e personelit shëndetësor nga vendi, e deri tek ngecjet në reformën e sistemit shëndetësor.

“Qeveri e eksperimenteve dhe me riciklime, të personave pa ndonjë performancë, në secilin dikaster menaxherial. Po ndalem pak tek shëndetësia. Ikja e personalit shëndetësor nga Kosova (640 infermier vitin e kaluar, 104 mjekë për 3 muaj) (kushtet e punës, paga, shkollimi specialistik) Ligji i pagave si mos më keq, në Kushtetuese”, tha Dreshaj para mediave.

Ndër të tjera, Dreshaj tregoi objektivat e Aleancës për të dalë nga kjo situatë.

“Objektivat e Aleancës: Shëndetësia prioritet qeveritar (përkushtim dhe buxhetim) Masat parandaluese qe mjeket mos të shkojnë jashtë vendit. Ligji i pagave ku përfshihen mjeket dhe gjithë punëtoret shëndetësor. Sigurimet Shëndetësore. Parandalimi i mjekeve nga shtetet jashtë Kosovës, qe te kryejnë veprimtarit e tyre pa u regjistruar ne Oden e Mjekeve. Kjo veç është duke ndodhur tash e një kohë”, tha ai.

/Shqip.com