Lajme

Dreshaj: Qeveri vepro, Ligji i Pagave është zgjidhja e vetme dhe e duhura

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të veprojë sa më shpejtë për miratimin e Ligjit të Pagave pasi sipas tij kjo është zgjidhja e vetme dhe e duhur.

Po ashtu Dreshaj ka thënë se heronjtë e vërtetë ngelen vetëm heronjë në fjalë.

“Me infermierët kujdestarë në Kliniken Infektive në QKUK. Çdo repart ka vetëm një infermier kujdestar përgjegjës për vizitë, marrje dhe shpërndarje të analizave, konsultime, shpërndarje të terapisë dhe menaxhim 12 orë të repartit, vërtet të mbingarkuar”, ka shkruar Dreshaj.

Ndonëse me rroga simbolike, pa stimulim, të mbingarkuar me punë, këta heronj të ditëve të sotme, menaxhojnë pandemine Covid 19 dhe shpëtojnë jetë.Kanë vetëm një kërkesë; rrogë të dinjitetshme,ka shtuar më tutje Dreshaj./Shqip.com