Lajme

Dreshaj: Kosova vendi i vetëm në Evropë pa sigurime të mirëfillta shëndetësore

Deputeti nga AAK, Shemsedin Dreshaj
Deputeti nga AAK, Shemsedin Dreshaj

Kuvendi i Kosovës sot po mban një seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në shëndetësi dhe çështjen e sigurimeve shëndetësore me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputeti Shemsedin Dreshaj nga kjo parti theksoi se Kosova është vendi i vetëm në rajon dhe në Evropë pa sigurime të mirëfillta shëndetësore.

“Kosova është vendi i vetëm në rajon e Evropë pa sigurime të mirëfillta shëndetësore, me sa e di unë vetëm Somalia është në një situatë të ngjashme”, tha ai.

Sipas tij, zhvillimi i sistemit shëndetësor kishte filluar të ngjallte shpresë me miratimin e Ligjit për sigurime shëndetësore në vitin 2014.

“Por, fatkeqësisht ende pa filluar zbatimi i ligjit në fillim të vitit 2016 fillon saga e plotësim ndryshim të ligjit…”, tha ai.

Deputeti Dreshaj tha tutje se që nga viti 2016 deri më sot janë themeluar 6,7 komisione e grupe të punës dhe ende nuk kanë arritur ta finalizojnë mirëfilli.

/Shqip.com