Sport Shqiptar Drejtori sportiv, Taulant Dajakaj ka folur rreth planit për zgjidhjen e problemeve te Drenica

Drenica nuk i ka shlyer ende borxhet ndaj futbollistëve – Dajakaj: Kap shifra alarmante

KF Drenica

Sezoni i ri i Superligës së Kosovës ka filluar, por KF Drenicën e gjen me probleme te vjetra.

Skuadra nga Skenderaj vazhdon të ketë borxhet ndaj futbollistëve nga kampionati i kaluar.

Për këtë problem dhe të rejat nga ekipi me traditë – për Shqip.com ka folur drejtori sportiv, Taulant Dajakaj.

Ai fillimisht tha se “problemet financiare nuk zgjidhen aq lehtë, pasi borxhi ka qenë shumë i lartë dhe kjo ndikon në të gjitha aspektet”.

Taulant Dajaku

Shuma konkrete nuk dha, por shtoi se “çdo gjë në lidhje me borxhet është planifikuar të shlyhet në një afat një vjeçar, sepse janë shumë obligime edhe nuk mund të pretendojmë t’i kryejmë për një herë, shuma nga borxhet kap shifra alamante”.

Për shkak të këtyre obligimeve të pa kryera, KF Drenica është e kufizuar me shpenzime të merkaton e verës.

“Për këtë verë është dashur të bëjmë reduktim në shpenzime në masën prej 30 për qind nga viti i kaluar, pasi kriza financiare na ka limituar”.

Por, anash këtyre problemeve, Dajakaj insistoi që Drenica do të jetë skuadër konkurese – në elitën e futbollit kosovar.

KF Drenica

“Synimi jonë është ndërtimi i një skuadre stabile që do të jetë konkurruese për këtë edicion të garave, kur them konkurruese flas për një sfidë që e kemi në radhë të parë me veten, sepse nuk duam të krijojmë borxhe të reja dhe të rëndojmë gjendjen në klub. Duam ta marrim kampionatin nga lojë në lojë, duke e nxjerrë maksimumin tonë”.

Drenica – xhiron e parë pësoi humbje 0-1 nga KF Llapi, ndërsa ndeshjen e zhvilloi në stadiumin e Dukagjinit në Klinë, ani pse ishte në cilësinë e vendasit

Por, tashmë punimet në “Bajram Aliu” janë afër fundit dhe ekipi do të rikthehet përsëri – në “shtëpi”.

Sezonin e kaluar, kjo skuadër e mbylli në pozitën e gjashtë  – me gjithsej 50 pikë të grumbulluara./Shqip.com