Drencia ndal Prishtinën
Publikuar:
(24.04.2022 16:02:14)

Drenica ka arritur ta ndal Prishtinën në “Fadil Vokrri”, me rezultat të barabartë 1:1.
Ndeshjen shumë më mirë e nisi skuadra nga kryeqyteti.
Prishtina arriti të gjej rrejtën në minutën e 35-të.
Fillimisht goli i Kryeziut u anulua për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit nga VAR-i, goli i vendasve u pranua.

Drenica ishte afër barazimit të rezultatit, por goditja e Hamitit u ndal nga Pllana.
Pak para përfundimit të pjesës së parë Drenica arriti ta barazoj rezultatin me golin e Mziut.
Kjo ishte edhe ndeshja e fundit e xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në Futboll.
Prishtina gjendet në vendin e pestë me 38 pikë, ndërsa Drenica është në vendin e shtatë me 38 pikë./Shqip.com