Lajme

Drenas: Një grua raporton se është ngacmuar seksualisht nga taksisti

Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se nga rast i ngacmimit seksual është raportuar të martën e 4 janarit në Drenas.

Me këtë datë, një grua ka raportuar se dy ditë më parë, pra të dielën e 2 janarit, është ngacmuar seksualisht nga një shofer taksie, derisa ishte duke udhëtuar në veturën e tij.

“Viktima, deklaron se nuk e din saktë lokacionin se ku ka ndodhur dhe nuk e njeh të dyshuarin”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu tek e njëjta është vërejtur se ka pengesa të zhvillimit mendor.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./SHQIP.com