Sport Ndërkombëtar

Drejtuesit e PSG-së janë të kënaqur me Sergio Ramos

Sergio Ramos

Sergio Ramos po e shijon futbollin përsëri.

Qendërmbrojtësi spanjoll ka lënë lëndimet prapa krahëve – dhe po luan si titullar në Paris Saint Germain.

I lumtur për formën e Ramos – është edhe drejtori i skuadrës parisiene, Luis Campos.

I pyetur nëse do t’i ofrojnë 36 vjeçari një kontratë të re – ai tha se “jam i lumtur me Sergio Ramos, nëse ai vazhdon të performojë kështu, pse jo”.

Teksa, shtoi “i po kalon një sezon shumë të mirë dhe të njëjtën gjë për Leo Messin – do të ishte mirë që të zgjateshin të dyja kontratat”.

Sergio ka zhvilluar shtatë ndeshje në Ligue 1 dhe dy në Ligën e Kampionëve – gjatë këtij sezoni.

Së bashku me Marquinhos dhe Kimpemben – kanë formuar një “trekndësh” mjaftë solid në repartin defaziv.

Ramos ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitin 2023. Ai ka një karrierë tejet të pasur – sepse ka fituar çdo trofe të mundshëm në nivel ekipi me Real Madrid – teksa me Spanjën e ka ngritur Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian./Shqip.com