Sport Ndërkombëtar

Drejtuesit e PSG kanë marrë vendim të prerë për sulmuesin Neymar

FOTO: Getty Images
FOTO: Getty Images

Drejtuesit e Paris Saint-Germainit kanë marrë vendim të prerë për sulmuesin e Brazilit, Neymarin.

Sipas sajtit “FootMercato” të hënën, Neymar do të nxirret në shitje me të përfunduar sezoni aktual.

Bëhet e ditur se te Parisi nuk janë të kënaqur me Neymarin, i cili ka pasur telashe me lëndimet dhe fjalosje me bashkëlojtarët.

31-vjeçari ka 17 gola e 16 asistime për Parisin këtë edicion, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2025.

Klubi francez është i gatshëm ta shesë Neymarin për një ofertë deri në 80 milionë euro. Ai iu bashkua Parisit në vitin 2017 nga Barcelona për 222 milionë euro.

/Shqip.com