Sport Shqiptar

Drejtuesit e Fenerbahçes të pa kënaqur me paraqitjet e Berishës

Skuadra e Fenerbahçes është e pakënaqur me paraqitjet e Mërgim Berishës në Turqi.

Sipas mediave turke, drejtuesit e Fenerbahçes planifikojnë t’i ndajnë rrugët me sulmuesin kosovar.

Klubi turk po e mendon shitjen e tij nëse marrin ofertën e duhur.

Te klubi turk nuk janë të kënaqur me kontributin e Berishës në fushë.

Mediat turke kanë raportuar se drejtori teknik i klubit, Ismail Kartal ka mbajtur një mbledhje me sulmuesin.

Ai ka diskutuar me Berishën rreth formës së dobët dhe mungesës së golave.

Ai ka shënuar tre gola në 25 ndeshje në Superligën e Turqisë.

Fenerbahçe e bleu Berishën vitin e kaluar nga Salzburgu për 5 milionë euro.

Ish-sulmuesi i U-21 të Gjermanisë me Fenerin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025./Shqip.com