Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit aksion në disa lokacione në rajonin e Gjakovës
Publikuar:
(11.11.2023 13:58:46)

Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Kelani ka thënë se ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë, pa dhënë detaje tjera.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës. Ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë, ku për më shumë informacione do të njoftoheni pas përfundimit të tij”, tha Kelani.
/Shqip.com