Lajme

Drejtoria e Arsimit në Ferizaj: Nxënësit po organizojnë jashtëligjshëm “parambrëmje të maturës”

Komuna e Ferizajt

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Ferizajt ka njoftuar prindërit e drejtuesit e shkollave se “parambrëmjet e maturës” janë organizime të jashtëligjshme nga nxënësit, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, Drejtoria bëri të ditur se këto organizime nuk e kanë mbështetjen e tyre dhe se janë në kundërshtim me masat anti-COVID’19.

“Pra, njoftojmë prindërit, se organizimet e tilla nuk janë organizime institucionale, rrjedhimisht institucionet lokale të arsimit, nuk bartin përgjegjësinë për rrjedhën e këtyre ngjarjeve.

Tashmë, Drejtoria e Arsimit, pas identifikimit të organizatorëve, një grupi të nxënësve, ka njoftuar edhe drejtuesit e shkollave dhe organet shkollore që të bartin këtë mesazh tek nxënësit dhe prindërit”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, Drejtoria e Arsimit ka apeluar te organet e sigurisë dhe ato për zbatimin e masave anti-COVID’19, që të ndjekin nga afër dhe të veprojnë conform legjislacionit./SHQIP.com