Lajme

Drejtoria e Arsimit në Ferizaj: Armët nuk i përkasin vetëm nxënësve, por ka të përfshirë edhe persona të tjerë

Aksioni në Ferizaj

Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj së bashku me Sektorin e Hetimeve por edhe në koordinim me Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj kanë zhvilluar një aksion në disa shkolla në Komunën e Ferizajt.

Nga ky aksion është arritur që të sekuestrohen 5 armë zjarr, dy armë-gjysmë automatike, 40 thika, 10 boksa metali , Mulli për bluarje të marihuanë 6 copë, – Shufra metali, 4 copë, dhe Elektro shok,  1 copë.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani, ka thënë për Shqip.com, se në shkurt të këtij vitin, kryetari Agim Aliu është takuar me përfaqësues të Policisë në Ferizaj.

Sipas Llabjanit, qëllimi i këtij takimi ishte nisja e këtij aksioni.

“Ka dy javë që ka mbaruar mësimi në shkollat e mesme. Ky aksion është zhvilluar në kordimin me Drejtorinë e Arsimit. Të gjitha mjetet e sekuestruar janë gjetur jashtë në oberrt e shkollave. Në këto raste mjete nuk i përkasin nxënësve, por ka edhe persona të tjera që janë të përfshirë”, ka thënë ai.

Llabjani ka thënë se aksione të ngjashme do të merren përsëri dhe do të merren masa që të ketë rend dhe siguri në shkolla.

Gjatë këtij aksioni janë shoqëruar në polici , dyzetë (40) persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë dhe ndaj tyre janë iniciuar raste në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt./Shqip.com