Sport Ndërkombëtar

Drejtori sportiv i Barcelonës e konfirmon tarifën të cilën do ta paguaj Atletico për Griezmannin

Antonie Griezmann

Barcelona ka ndarë rrugët me Antoine Griezmann.

Xavi, duke folur gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes, tashmë kishte konfirmuar se Barcelona dhe Atleti kanë arritur një marrëveshje për shitjen e Griezmann.

Ditën e sotme, të njëjtën gjë e ka transmetuar edhe drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany, i cili ka zbuluar edhe tarifën e re të transferimit.

“Marrëveshja është përfunduar këtë javë, është bërë për 20/25 milionë euro, në varësi të bonuseve” , tha ai, siç transmetohet nga Fabrizio Romano.

Ndërsa tarifa e transferimit është dukshëm më e vogël se sa shpresonte Barcelona, ​​shkarkimi i Griezmann ishte shumë i rëndësishëm për shkak të pagës së tij të lartë.

Sulmuesi francez iu bashkua Barcelonën për një shifër marramendëse 120 milionë euro./Shqip.com

/Shqip.com