Lajme

Drejtori i Trustit tërhoqi mjetet e Trustit

Drejtori i Trustit, Ardian Zalli

Aridan Zalli, drejtor menaxhues i Trustit, ka tërhequr paratë nga Trusti.

Kështu ka deklaruar vet Zalli në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Drejtori menaxhues i Trustit, kishte tërhequr 16 mijë e 579 euro në vitin 2020, në kohë kur u lejua tërheqja e 10 për qind e Trustit.

Në AKK, Zalli ka deklaruar se ka një automjet të blerë në vitin 2007 në vlerë të 12 mijë e 700 euro.

Ndërsa para të gatshme, drejtori menaxhues i Trustit, ka në Kosovë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Shqip.com