Drejtori i ri i RTK-së: Ky besim nuk është thjeshtë emërim, por mision e përkushtim
Publikuar:
(20.06.2022 22:54:10)

Drejtori i sapo zgjedhur i Radio Televizionit të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj ka shkruar se ky besim nuk është thjeshtë emërim, por mision e përkushtim për RTK e publikut.
Ahmetxhekaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me këtë moto bashkë me shumë kolegë kërkuam ndryshimin që nga viti 2015.
“Tash, me përgjegjësinë e besuar nga Bordi, do të punoj fuqishëm që RTK të jetë burim i lajmeve të vërteta e gjithëpërfshirëse e emisioneve të shumëllojshme e profesionale dhe ku llogaridhënia do të jetë detyrim për secilin”, ka shkruar ai.
Drejtori i ri RTK-së është shprehur i bindur se së bashku do të ia dalin.
Me 83.1 pikë, Ahmetxhekaj është zgjedhur sot drejtor i ri i RTK-së për tri vitet e ardhshme./Shqip.com