Lajme

Drejtori i Qendrës së Studentëve flet rreth zjarrit që kaploi bodrumin e një konvikti

Një zjarr ka kapluar bodrumin e konviktit numër 3 në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Fatmir Sfishta, drejtor i Përgjithshëm i Qendrës së Studentëve.

Sfishta tha për SHQIP.com se nuk ka të lënduar përveç dëme materiale.

“Një zjarr ka qenë në podrum, ai është lokalizuar. Studentët janë të sigurtë. Tash po presim një ekspert të zjarrit për me pa se kush ka qenë shkaku që ka shtyer të ketë zjarr në podrum”, u shpreh ai.

Zjarrfikësit dhe Policia janë në vend ngjarje./Shqip.com