Lajme

Drejtori  i policisë për zhdukjen e Ervis Martinaj: Nuk flasim pa pasur prova

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku,

Një ndër detyrat kryesore që e ngarkojë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama drejtorin e ri të policisë ishte zbardhja e fatit të Ervis Martinajt.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, tha se kjo çështje po hetohet por ende nuk ka prova.

Ai tha se nuk dëshiron që të flasë pa pasur prova.

“Mund t’ju them që strukturat e Posaçme të luftës kundër krimit, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në nivel vendor janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim mbi fakte, mbi prova. Nuk mund të flasim pa pasur prova”

Në të njëjtën linjë ishte edhe ministri i brendshëm Bledar Çuçi.

“E kemi thënë, ne flasim kur kemi prova. Policia e Shtetit nuk mund të flasë pa patur prova”.

Siç raportojnë mediat shqiptare, i shpalluri në kërkim prej Spak Ervis Martinaj humbi kontaktet me familjen e cila më 10 gusht bëri denoncim në policinë e Lezhës.

Çështja po hetohet nga prokuroria e Kurbinit. Megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj nga denoncimi i familjarëve as policia dhe as prokuroria nuk i ka vënë një emër kësaj zhdukje në këmi të bëjmë më një vrasje apo me një inskenim.

Kush është Ervis Martinaj

Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit.

Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij u lakua edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo.  Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdorën vrasësit e bankierit, por ai nuk u implikua në këtë rast, sepse nuk kishte prova.

Po ashtu Martinaj ishte i përfshirë në vrasjen e ndodhur në Bllok, ndërsa pas kësaj ngjarje ai u arrestua por më pas u la i lirë pasi pagoi një shumë të madhe parash. Emri i Ervis Martinajt, doli në skenë edhe pas dëshmisë së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani. Ai rrëfeu se Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro, për eliminim e Endrit Dokles, numrit 2 të Bandës së Durrësit./SHQIP.com