Lajme

Drejtori i Policisë: Dyshohet se kishte rrjedhje të informacionit lidhur me operacionin në veri

Drejtori i Policisë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, tha se dyshohet që ka pasur rrjedhje të informacionit lidhur me operacionin kundër kontrabandimit me mallra, përcjell Shqip.com.

Në një konferencë për media, Mehmeti tha se kanë filluar hetimet lidhur me këtë çështje, teksa tregoi se nga nëntë lokacione në veri që kishin për synim të kontrollonin, në tetë prej tyre nuk është realizuar operacioni.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës

“Dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacionit, po hetohet kjo. Nga 9 lokacione në veri, tetë s’kanë mundur të realizohet operacioni se qytetarët kanë penguar zhvillimin e operacionit. Si pasojë 10 zyrtarë kanë pësuar lëndime, 7 shqiptarë, tre prej tyre hetues, tre operatorë të njësisë speciale e tre të reagimit të shpejtë.”, tha drejtori i Policisë.

Po ashtu, ai theksoi se gjatë operacionit kundër kontrabandimit me mallra në Mitrovicën e Veriut, 10 zyrtarë policorë kanë marrë lëndime trupore.

Lexo edhe:
Drejtori i Policisë: 10 zyrtarë policorë u lënduan në Mitrovicën Veriore gjatë aksionit kundër kontrabandimit me mallra

Mehmeti tha se gjatë kthimit të pjesëtarëve policorë nga Mitrovica ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të tyre – për çka është dashur që Policia të ndërmarr veprimet krahas situatës së krijuar.

Sipas tij, policët e Kosovës janë sulmuar me armë zjarri, me granata dore, të cilat përdoren edhe në luftëra, dhe po ashtu ka pasur hedhje edhe të shok bombave./SHQIP.com