Lajme

Drejtori i Onkologjisë dorëzon dorëheqjen në SHSKUK

Ardian Millaku, drejtor në Klinikën e Onkologjisë në QKUK

Ardian Millaku, drejtor në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka dorëzuar dorëheqje nga ky post.

Onkologu Millaku ka thënë për Shqip.com, se kontributin e tij e ka parë më shumë si profesionit shëndetësor dhe jo si menaxher.

“Për arsye personale, e kam parë që më shumë mund të kontribuoj si profesionist shëndetësor sesa si menaxher. E pashë që më shumë merresha me punë administrative se sa profesionale. Nuk kam pas ndonjë presion apo diçka tjetër, vetëm arsye personale”, ka thënë Millaku.

Ai gjithashtu ka treguar se kërkesa e tij për dorëhqje ende nuk është aprovuar nga drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valon Krasniqi.

Ardian Millaku ka pak muaj që ka marrë detyrën e udhëheqjes së Klinikës së Onkologjisë në QKUK./Shqip.com