Lajme

Drejtori i Doganës: Në mesin e të arrestuarve ka edhe doganierë

Dhjetëra zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës janë duke zhvilluar një aksion kundër korrupsionit në vendkalimet kufitare në Qafë Prush dhe Qafë Morinë në rajonin e Gjakovës.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe doganierë.

Këtë e ka konfirmuar për Shqip.com, drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.

“Zyrtarët e doganës dyshohen për mitmarrje, korrupsion, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Aksioni është duke u zhilluar në ndërkohë”, tha ai.

Ilustrim

IPK përmes një njoftimi ka thënë se aksioni po zhvillohet në koordinim me Prokurorinë Speciale.

“Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim./Shqip.com