Lajme

Drejtori i CIA-s zhvillon takim sekret me presidentin ukrainas në Kiev

Drejtori i CIA-s, William Burns

Drejtori i CIA-s, William Burns e ka informuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky mbi pritshmëritë e SHBA-së rreth ofensivës ruse në pranverë, sipas një zyrtari amerikan dhe dy burimeve ukrainase të njohura me takimin.

Takimi sekret vjen pasi zyrtarët amerikanë po monitorojnë nga afër një ofensivë të mundshme ruse në muajt e ardhshëm dhe në mes të një debati të ashpër midis amerikanëve dhe aleatëve të saj evropianë nëse do të dërgojnë armë gjithnjë e më të sofistikuara dhe me rreze të gjatë në Ukrainë.

Udhëheqësit perëndimorë të mbrojtjes pritet të takohen sot (e premte) për të diskutuar dërgesat e mëtejshme të armëve në Ukrainë.

Kujtojmë se Burns, një diplomat veteran, kishte udhëtuar edhe më parë drejt kryeqytetit ukrainas.

Ai bëri dy udhëtime të njëpasnjëshme në Kiev në tetor dhe nëntor të vitit të kaluar, duke përfshirë një që u zhvillua në mes të një morie sulmesh raketore ruse në të gjithë vendin, raporton CNN.

Ndryshe, muajt e fundit ka pasur ballafaqime brutale në vijën e parë të frontit, veçanërisht rreth qytetit të Bakhmut, por nuk ka pasur përfitime të mëdha strategjike nga asnjëra palë

/Shqip.com