Lajme

Drejtori i Burgjeve të Shqipërisë viziton Shërbimin Korrektues, u dakordua për një marrëveshje bashkëpunimi

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Republikës së Shqipërisë ka zhvilluar vizitë në Shërbimin Korrektus të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Sot, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi së bashku me Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës, Arsim Tahiri, pritën në takim delegacionin nga Republika e Shqipërisë të përbërë nga Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Admir Abrija, Drejtori i Shërbimit Sprovues, Ervin Hoxha, Drejtori Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta dhe Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj”, thuhet në njoftim.

Foto nga takimi

Po ashtu gjatë takimit u shkëmbyen idetë dhe përvojat më të mira në shumë fusha, si  në fushën e trajtimit të të burgosurve, fushën e trajnimeve  të stafit , fushën e kontrollit të brendshëm dhe në shumë fusha të tjera me rëndësi për të dy palët.

Në fund u dakorduan edhe për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi, në mënyrë që në të ardhmen të realizohen vizita të ndërsjella ekspertësh dhe shkëmbimi i përvojave më të mira për të dyja vendet./Shqip.com