Lajme

Drejtori i Bankës Botërore për Kosovën realizon vizitën e parë zyrtare, takohet me Muratin

Ministri i Ministrisë së  Financave Punëve dhe Transferëve, Hekuran Murati gjatë ditës së sotme është takuar me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore për Kosovë, Hayrettin Demircan.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se ky takim është në kuadër të vizitës së parë zyrtare të Demircanit ku kanë biseduar për bashkëpunimin e suksesshëm mes tyre.

Ministri Murati ka pritur sot në takim Drejtorit Ekzekutiv të Bankës Botërore për Kosovë z.Hayrettin Demircan, në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Kosovë. Ministri Murati ka falënderuar z. Demircan për bashkëpunimin e suksesshëm me Bankën Botërore gjatë këtyre viteve, duke vënë theks në mbështetjen e Bankës ndaj reformave strukturore e ekonomike në vend”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.

Gjatë takimit, Murati e ka njoftuar Demircanin lidhur me indikatorët e fundit makrofiskal, si dhe masat e ndërmarra nga Qeveria për mbështetjen e familjeve që nga fillimi i pandemisë.

Megjithatë, Demircan është shprehur se Kosova ka dëshmuar menaxhim të mirë ndaj krizave në vitet e fundit.

“Nga ana e tij, z. Demircan u shpreh se Republika e Kosovës edhe më tej po dëshmon menaxhim të mirë ndaj krizave të viteve të fundit, ku edhe konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme të Bankës në fusha me interes të veçantë për Kosovën”.

Murati dhe Demircan, në këtë takim janë pajtuar se sektori privat luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit./Shqip.com