Lajme

Drejtori i AUV-it u përgjigjet kritikave se inspektorët e rinj janë pa përvojë

Foto: Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka arsyetuar angazhimin e 85 inspektorëve të rinj, të cilët të martën kanë filluar punën në këtë institucion, për mbikëqyrjen e masave të reja kundër COVID-19.

Angazhimin e këtyre inspektorëve e kanë kundërshtuar shoqëri civile e aplikantë duke thënë se të pranuarit nuk kanë përvojë të mjaftueshme.

Por drejtori ekzekutiv i AUV-it, Flamur Kadriu, ka thënë se shumica e inspektorëve të rinj, kanë përvojë pune në AUV.

Ka pohuar se angazhimi i tyre ka qenë mjaft i domosdoshëm.

“E mira është që sipas informatave të përafërta, një numër i madh i tyre janë inspektor që ne i kemi pasur të angazhuar në periudhën e kaluar, pra kanë punuar diku gjashtë muaj. Mirëpo, atyre iu ndërpre kontrata pasi iu kaloi afati i kontratës”.

“Për neve është një ndihmesë e madhe, sepse një pjesë e tyre është me përvojë për punën që e kanë kryer para gjashtë muajve, tash vetëm janë duke vazhduar, që faktikisht edhe neve po na ndihmon për realizimin e punës së tyre më shpejt në terren”, ka deklaruar Kadriu.

Lexo edhe:
Kurti në takimin e parë të Komitetit për Vlerësim të Situatës me COVID-19 kërkon dënim të rreptë për shkelësit e masave

Ai ka bërë të ditur se përzgjedhjen e inspektorëve të rinj e ka bërë Ministria e Shëndetësisë, me një komision vlerësues.

Ndryshe, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë deri më tash ka pasur vetëm 11 inspektorë, të cilët njëkohësisht janë të angazhuar edhe për kontrollin e sigurisë ushqimore. Ndërsa, atyre u janë bashkëngjitur edhe 85 inspektorë të terrenit./SHQIP.com

Flamur Kadriu, drejtor i AUV-it