Lajme Ajo që dihet është se AKP është nga agjencitë më të dështuara në Kosovë. Pra Jashari merr mbi 51 mijë euro në vit pagë nga shtetit për të bërë kush e di se çka në AKP.

Drejtori i AKP-së me pagë rreth 4500 euro në muaj

Bordi i drejtorëve të AKP-së

Avni Jashari është drejtor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ai paguhet afër 4500 euro në muaj. Çfarë saktësisht bën Jashari nuk është se e di kush.

Ajo që dihet është se AKP është nga agjencitë më të dështuara në Kosovë. Pra Jashari merr mbi 51 mijë euro në vit pagë nga shtetit për të bërë kush e di se çka në AKP.

Në AKP nuk paguhet shumë veç drejtori, por edhe zëvendësit e tij.

Valbona Dibra, zëvendësdrejtore menaxhuese, ka pagë vjetore 47 mijë 130 euro. 

Nëse llogarisim çmimin e shitjes së pronave që ka ndodhur nga kjo ndërmarrje me 1 euro ari, stafi menaxhues i AKP-së për çdo vit do të mund të blinin deri në 50 mijë ari prona me pagat e tyre. 

Kryesuesi i bordit të AKP-së, i vendosur nga Qeveria Kurti, Nazmi Mukullovci, që është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, të ardhurat vjetore nga kjo pozitë i shkojnë mbi 41 mije euro.

Njëjtë pothuajse paguhen edhe anëtarët e tjerë të bordit Syzana Dautaj Surdulli, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muçolli dhe Avni Ajdini. 

Edhe drejtorët e dikastereve në AKP kanë paga super të larta, gjithashtu shumë kursime nëpër banka, patundshmëri e vetura super luksoze. 

Shqip.com ka kërkuar përgjigje nga kryesuesi i bordit të AKP-së, për ta marrë një qëndrim në lidhje me super-pagat, por nuk kanë pranuar të deklarohen.

Në anën tjetër, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Naser Shamolli, thotë se AKP as që do duhej të ekzistonte si agjenci.

“Po të shiqohet specializimi i kësaj agjencia është i përafërt me agjencitë e tjera të zakonshme dhe me të vërtet është problematike që të argumentohet që ekzistojnë gjithë këto paga për një tip agjencie që realisht është dashtë që të shuhet që sa vite”.

AKP është veç një nga institucionet e vendit ku mund të bëhesh i pasur./Shqip.com