Lajme

Drejtoresha e shkollës “Faik Konica” për muzikën e lëshuar: Ishte lëshim nga DJ

Në një video që është parë duke qarkulluar në rrjete social në të cilën shihet që nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” supozohet të festojnë festën e fëmijëve, ku dëgjohet këngë e cila nuk është e përshtatshme për një institucion edukativo-arsimor.

Shqip.com ka kontaktuar me drejtoreshën e kësaj shkolle, Jehona Uruqi e cila ka thënë se kjo video nuk është nga festa e 1 qershorit, por nga një organizim tjetër i kësaj shkolle.

“Fillimisht ju njoftoj se kjo nuk ka ndodhur sot, kjo ka ndodhur në një festival, i cili promovon parandalimin e dhunës nën ombrellën e 0 tolerancë ndaj çdo lloj dhune. Ky festival ka zgjatur tre ditë radhazi”, tha Uruqi.

Në videon në fjalë shihet që fëmijët ishin duke u argëtuar nën tingujt e muzikës së reperit Pop Smoke të titulluar “Dior” e cila përmbanë gjuhë të urrejtjes, seksizmit si dhe promovon dhunën.

Për këtë, Oruqi tha se ka qenë një lëshim i DJ-të i cili nuk ka zgjatur më shumë se një minutë sepse ka ndërhyrë menaxhmenti i shkollës ku është ndërruar muzika.

Ndërsa lista që iu është dhënë DJ-të për këngët që duhet të shoqërojnë aktivitetin kanë qenë të censuruara.

“Listen të cilën ja kemi dhënë ne  mbrëmje DJ-të se cfarë muzike të lëshoj ka qenë komplet e cenzuruar, mirëpo është bërë mjë lëshim i tij ku nuk kemi ne ende njohuri se si ka ardhur deri tek ajo këngë  por kur menaxhmenti i shkollës e ka kuptuar menjëherë e ka ndal, kjo do të thotë që nuk ka zgjatë më shumë se një minutë”, tha Oruqi.

Si dhe ajo ka njoftuar se qëllimi i këtij festivalin për të cilin thotë se është bërë ky lëshim nuk është promovimi i dhunës, përkundrazi janë kundër saj./Shqip.com