Lajme

“Drejtësi për Marigonën”, të premten protestohet para Gjykatës në Ferizaj

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar protestë të premten para Gjykatës Themelore në Ferizaj për të kërkuar “drejtësi për Marigonën”, në ditën e shpalljes së aktgjykimit ndaj vrasësve të saj.

Të premten mbahet seanca përfundimtare ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.

Kolektivi ka bërë të ditur se protesta do të fillojë në orën 10:30, para dyerve të Gjykatës për të kërkuar drejtësi për Marigonën dhe “ndëshkim maksimal për vrasësit”.

“Nisja nga Prishtina bëhet në mënyrë të organizuar në orën 9:30 nga pompa e benzinës te rrethi i flamurit”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Dhuna mizore të cilën e ushtroi Krivaqa me ndihmën e Sejdiut ndaj Marigonës deri kur e vrau dhe humbja e saj na e bën të pamundur të harrojmë. Ne nuk mund të harrojmë që Marigona do të mund të ishte gjallë sot nëse shteti do ta mbronte me kohë atë. Të indinjuar/a e me shumë dhimbje, ne mblidhemi këtë të premte dhe thërrasim në drejtësi për Marigonën”.

/Shqip.com