Lajme Ballkan

Dreçun: Serbia nuk pranon Asociacion pa kompetenca ekzekutive

Milovan Drecun, kryetar i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë

Kryetari i Komisionit të ashtuquajtur “për Kosovën” në Kuvendin e Serbisë, Millovan Dreçun, ka thënë se për Serbinë është i papranueshëm Asociacioni i Komunave me shumicë serbe pa kompetenca ekzekutive.

Kjo deklaratë e Dreçun vjen pas asaj të të dërguari të presidentit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ky i fundit tha se Kosovës do t’i ofrohen disa modele të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mirëpo pa kompetenca ekzekutive.

Gabriel Escobar.

“Escobar ka folur për atë se ndoshta duhet të mendohet që Asociacioni të jetë pa kompetenca ekzekutive, dhe se nuk duhet të ketë një nivel tjetër qeverisjeje dhe se mund të ketë një marrëdhënie tjetër bashkëpunimi mes pushteteve lokale”.

“Ky ndoshta është një vizion i tij kornizë se si ndoshta problemi mund të zgjidhet, respektivisht që Prishtina nuk dëshiron të formojë Asociacionin”, tha Dreçun.

Ai në një prononcim për mediumin serb Tanjug, ka deklaruar se sipas Marrëveshjes së Brukselit, ASK është përcaktuar me kompetenca ekzekutive, duke thënë se “Bashkësia” nuk formon asnjë nivel tjetër të qeverisjes dhe se ky nuk ka qenë qëllimi i Beogradit dhe as i popullit serb./SHQIP.com