Lajme Ballkan

Drecun: Kurti është kthyer ka e kaluara, kjo çon në “Luftë të Ftohtë”

Milovan Drecun, kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë

Milovan Drecun, kryetari i të ashtuquajturit Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka thën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është hapur me të kaluarën. Sipas tij kjo mund të çojë në “Luftë të Ftohtë”.

Albin Kurti, gjatë takimit të qershorit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishte kujtuar tri gjenocidet që Serbia i kishte kryer ndaj shqiptarëve.

Sipas, Drecun, Kurti ka për qellim që t’i shmanget marrëveshjeve të Brukselit. Ai në Pink tregoi edhe arsyet pse “Kurti dëshiron ta bëjë këtë”.

“Kjo është pse ai mohon marrëveshjet e Brukselit, provon që t’i mënjanojë ato dhe të shmanget nga dialogu, kështu për të mos formuar Asociacionin e Komunave Serbe, prandaj ai nuk do të Kosova të jetë pjesë e “Balkan Open” dhe hyn në konflikte me Edi Ramën”, ka thënë ai.

Politikani serb s’ka optimizëm që “Kurti do të ndalet”, mendon se duhet një reagim nga Uashingtonit e Brukseli në drejtim të tij.

“Kjo është rrugë që çon në destabilizim të ri dhe konflikte të reja politike, që pastaj çojnë në sulme mbi serbët e Kosovës dhe destabilizojnë tërë rajonin”, theksoi Drecun.

Kreu i ekzekutivit Kosovar është takuar dy herë me presidentin serb – të dy takimet përfunduan me mospajtime dhe i njëjti pajtim mes tyre ishte ‘vazhdimi i takimeve’. /Shqip.com