Lajme

Drecun: Kosova ndaloi kriptovalutat për të ndërhyrë në veri

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun

Për kryetarin e Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun – ndalimi i kriptovalutave nga Qeveria e Kosovës e ka një qëllim.

Pa afruar fakte, Drecun ka thënë se qëllimi është “ndërhyrja e Njësiteve Speciale në Veri të Kosovës”.

Këtë komente, Drecun i tha për Radio Televizionin e Serbisë.

Madje, ka theksuar se serbëve “i është shtuar frika”.

Duke supozuar se “Kosova do të ndërmarrë aksione në veri”.

Të hënën, Ministria e Ekonomisë ndaloi prodhimin e kriptovalutave.

Kjo me qëllim që të kursehet energjia energjetike; në kohën kur krizë për rrymë ka.  /SHQIP.COM