Lajme Ballkan

Drecun: Emisari Special i Britanisë do të punojë kundër interesave të Serbisë

Milovan Drecun, kryetar i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, është shprehur i shqetësuar për emërimin nga Britania e Madhe e të dërguarit të ri të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Sir Stuart Peach është caktuar në këtë pozitë të enjten.

Sipas Drecun, emërimi i ushtarakut Stuart Peach do të shkaktojë dëme për interesat e Serbisë, përcjell Shqip.com.

“Unë mendoj se do të jetë koordinator dhe krijues i shumë aktiviteteve hibride që do të kryhen në dëm të interesave të Serbisë, popullit serb dhe Republikës Srpska”, tha Drecun.

Duke emëruar shefin e Forcave Ajrore Britanike, Marshallin Stuart Peach, Drecun shtoi se “Britania dëshiron të ndikojë në proceset e brendshme të Serbisë për të dobësuar pozicionin tonë si ndërkombëtarisht ashtu edhe në negociatat me Prishtinën”.

Drecun për TV Tanjug, pohoi se Peach është “ekspert i aktiviteteve hibride”./SHQIP.com