Sport Ndërkombëtar

Dramë në Madrid, Inter eliminohet nga Champions League, kalon Dortmund

Atletico Madrid eliminon Interin nga Champions League edhe pse u mendua se zikaltërit e kishin sfidën në dorë. Dimarco kaloi italianët në avantazh në minutën e 33-të, por vendasit u kundërpërgjigjen pas 2 minutash me Griezmann.

Në minutën e 87-të, Depay realizoi një super gol falë një goditje të mrekullueshme brenda zonës duke përmbysur shifrat në 2:1.

Pas këtij momenti ndeshja iu drejtua shtesave, pasi sfida e parë në Itali u mbyll me fitoren minimale 1-0 të Interit.

Koha shtesë dy herë nga 15 minuta nuk ndryshon gjë në fushën e lojës.

Goditjet nga pika e bardhë e penalltisë favorizuan të zotët e shtëpisë, të cilët trimfuan me rezultatin final 4-2.

Atletico Madrid “fluturon” në Çerekfinale të Champions League, ndërsa Inter kthehet kokëulur në shtëpi.

Goditjet e penalltive

Inter 2                   Atletico 3

Çalhanoglu +          Depay +

Sanchez –                Saul –

Klassen –                  Riquelme +

Acerbi +                   Correa +

Lautaro –

Ndërkohë, Borussia Dortmundi ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi PSV Eindhovenin me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Pas vetëm tre minutash lojë, verdhezinjtë kaluan në epërsi me golin e Jadon Sanchos, që u asistua nga Julian Brandt.

Brandt dhe Donyell Malen krijuan raste të mira për gol, duke mos arritur të shënonin nga afërsia në minutën e 16-të dhe 17-të.

Malen për më shumë vazhdoi të krijonte raste të sigurta për gol, duke humbur tri raste të arta.

Në 45 minutat e dyta, PSV filloi të merrte nën kontroll lojën, duke rrezikuar me anë të Hirving Lozano dhe Jordan Teze, mirëpo Gregor Kobel ishte në vend.

Niclas Fullkrug (77’) mendoi se kishte shënuar golin e dytë për Dortmundin, por VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Por, Marcus Reus e vulosi kalimin tutje të skuadrës gjermane, kur dyfishoi shifrat në minutën e 95-të.

Skuadra gjermane arriti ta mbante këtë epërsi minimale nga ndeshja e dytë, për të kaluar në çerekfinale, ndërsa të premten do të mësojnë emrin e kundërshtarit.

/Shqip.com