“Drama” e trajnerëve në “Camp Nou”

Në “Camp Nou” janë duke ndodhur disa “drama” të cilave nuk po u shihet fundi.
Katalunasit janë pa pikë pas dy gjirove të zhvilluara në Ligën e Kampionëve dhe sipas shumë mediave spanjolle ndeshja ndaj Atletico Madrid të dielën do jetë e fundit për Ronald Koeman në stolin e trajnerit, transmeton Shqip.com.
E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” në ballinën e saj ka vendosur emrat e trajnerëve që mund të zëvendësojnë holandezin.
I pari në këtë listë është trajneri i Chelseat, Thomas Thuchel që është duke kaluar nëpër një periudhë fenomenale që kur ka zbarkuar në Londër.

Me Chelsean ai ka fituar Ligën e Kampionëve në sezonën e kaluar dhe mundësitë për ta sjellë te Barca janë të vogla.
Pas tij vie, Bob Martinez që është trajner i kombëtares belge. Nesë Martinez do të bëhej trajner i Barces atëherë me vete do merrte edhe Thiery Henryn i cili është asistent i tij.
Henry pëlqehet shumë nga fansat katalunas pasi neë të kaluarën ka qenë futbollist i Barcelonës ku edhe kishte fituar Ligën e Kampionëve.

Një nga favoritët kryesorë për marrë timonin e pesë herë fituesve të Ligës së Kampionëve është Xavi Hernandez.
Xavi është trajneri i Al-Sadd-s, të cilët janë shpallur kampionë në Katar sezonën e kaluar.
E kaluara e tij e artë me blaugranët e bëjnë atë të preferuarin e fansave që te vie në krye të ekipit spanjoll, teksa në të kaluarën edhe ai vetë kishte shprehur dëshirën për një gjë të tillë, duke thënë “ Është ëndrra ime që një ditë ta drejtoj Barcelonën”.

Dy opsione tjera sipas Mundo Deportivos mbeten Andrea Pirlo i cili është pa ekip, pasi Juventusi e kishte shkarkuar në përfundim të sezonës së kaluar dhe Marcelo Gallardo që është trajner në River Plate.
Nëse Koeman shkarkohet, athëherë trajneri i ri do ishte i treti në tre vitet e fundit që vie në krye të Barcelonës./Shqip.com
