Rozë

Drama e re, Loredana shtatzënë për herë të dytë?

Loredana Zefi

Loredana është njëra ndër reperet me të përfolura në mediat rozë.

E gjithë kjo pasi që ajo është duke u përfolur për një shtatëzani të mundshme pas ndarjes nga Mozzik.

Loredana ndau me fansat në TikTok një video ku shihet teksa përkëdhel dhe mban me duar barkun e fryrë dhe pyeste fansat se çka mendojnë: i ka fajet ushqimi apo është shtatzënë për herë të dytë?.

Shumica prej ndjekësve aluduan se ajo është sërish shtatzënë, gjë që la për të nënkuptuar edhe ajo.

Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë, apo një provokimi i radhës i Loredanës, e cila është nënë e një vajze nga lidhja e saj me reperin, Mozzik.

Dyshja i dhanë fund lidhjes për herë të dytë pak para publikimit të albumit të tyre të përbashkët “No rich parents”.

Ndryshe kënga e fundit me Mozzik është ajo me titull “Immer Wenn es regnet”, ku në tekst përmendet “Ka ardh koha Hanës me ja bo një vlla”.

Që nga ajo kohë, dyshja nuk janë parë më së bashku dhe madje kanë bërë “thumba” të ndryshme në rrjetet sociale drejtuar njëri-tjetrit./SHQIP.com