Lajme

Dragash, shënohen rastet e para të murtajës afrikane të derrit

Komuna e Dragashit ka njoftuar se janë shënuar zyrtarisht rastet e para të murtajës afrikane që prek derrat.

Në komunikatën e komunës bëhet e ditur se janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për eliminim e kësaj sëmundjeje.

“Ju informojmë se në territorin e komunës sonë tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar murtaja afrikane e derrit”.

“Shoqata e Gjahtarëve ‘Dhia e Egër’, së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, si dhe institucionet relevante qeveritare, janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundjeje”, ka thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit.

Më tutje, sipas komunës së Dragashit, kjo sëmundje i prek vetëm derrat.

“Kjo sëmundje nuk transmetohet te kafshët tjera, as te njeriu, mirëpo kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi më herët nuk kemi pasur raste të tilla”, kanë përfunduar komunikata e komunës së Dragashit.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Dragashit,

Ju informojmë se në territorin e Komunës sonë tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar MURTAJA AFRIKANE e derrit. Shoqata e Gjahtarëve “Dhia e Egër”, së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, si dhe institucionet relevante qeveritare, janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundje.

Kjo sëmundje nuk transmetohet te kafshët tjera, as te njeriu, mirëpo kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi më herët nuk kemi pasur raste të tilla.

/Shqip.com