Lajme Ballkan

DPHM: Stuhia si e djeshmja në Shkup, një herë në dy deri në pesë vjet

Reshje shiu

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në Shkup, sipas një hulumtimi statistikor të reshjeve intensive të shiut, kanë thënë se një stuhi si ajo që ndodhi dje në Shkup mund të ndodhë një herë në dy deri në pesë vjet.

Nga DPHM kanë thënë se gjatë ditës së djeshme në rrethinën e Shkupit janë shënuar reshje shumë të larta, të përcjella me erëra të stuhishme, bubullima dhe paraqitje të breshëritë, të cilat kanë shkaktuar dëme dhe vërshime në zonën e qytetit.

“Në stacionet meteorologjike automatike dhe matës të shiut në Shkup dhe rrethinë, të cilat janë pjesë e sistemit për vëzhgim meteorologjik të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike sasia totale e reshjeve të matura është: Gazi Babë 35 mm, Kreshevë 25 mm, Lisiçe 20 mm, Shkup Zajçev Rid 8 mm, Karposh 6 mm, Gjorçe Petrov 3 mm.”, thuhet në komunikatën e DPHM-së.

Përmbytje në Shkup

Shpejtësia maksimale e erës është regjistruar në Shkup në orën 16:10 nga lindja dhe është 18,7 m/s (më shumë se 65 km/h).

Furtuna e një ditë më parë ishte aq e fuqishme sa shumë qytetarë u bllokuan nga sasia e madhe e ujit Brenda automjeteve të tyre. Madje era e madhe ka shkulur një numër të madh të lisave si në Parkun e Qytetit, por edhe në shumë pjesë të tjera në Shkup./Shqip.com