Dosja “Veliaj”/ SPAK merr të pandehur edhe pronarin e Sky Tower, Mirton Lika
Publikuar:
(23.07.2025 19:52:38)
Shqip.com mëson se SPAK i ka komunikuar akuzën “fshehje e të ardhurave” edhe biznesmenit Mirton Lika në dosjen ‘Veliaj’.
Në bazë të hetimeve rezulton se Lika i ka dhënë një zyrë Ajola Xoxës me kontratë hua përdorje, por Prokuroria e Posaçme dyshon se është veprimtari e paligjshme.
Bëhet fjalë për një zyrë në godinën “Sky Tower” në zonën e Bllokut, ku u ushtruan kontrolle përpara disa muajsh nga agjentët e BKH.
Ajola Xoxa në këtë godinë zotëronte zyra për disa aktivitete të saj nga galeria private “Harabel” te zyra juridike “Partners Low”.
/Shqip.com