Lajme

Dosja e Prokurorisë – Thaçi dyshohet se në Qirez kërcënoi me vrasje një anëtar të delegacionit nga Prishtina

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Më 27 shkurt 2023, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka dorëzuar një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku bëhen të ditur emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë.

Në pikën e 46 të aktakuzës, Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se në shtator të vitit 1998, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi ishin të pranishëm në në vendin e arrestimit në Qirez dhe në Baicë, ku të arrestuarit u transferuan u rrahën dhe janë marrë në pyetje.

Pika 46

Më tutje sipas aktakuzës, ata kishin qenë 13 anëtarë të një delegacioni që kishin shkuar për vizitë humanitare në Qirez.

Hashim Thaci dhe Sabit Geci i kishin marrë në pyetje dhe u kishin kërkuar që të hiqni dorë nga LDK, Ibrahim Rugova dhe funksionet e tyre.

Po ashtu sot gjatë ditës, në aktakuzën e publikuar janë bërë të ditur edhe emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë në vitin 1998 dhe 1999.

/Shqip.com