Sport Ndërkombëtar

Dortmundi po monitoron Keitan

Borussia Dortmund po monitoron situatën e mesfushorit të Liverpoolit, Naby Keitan.

Ai do të jetë lojtar i lirë në qershor dhe me skuadrën e Jurgen Klopp që është në kërkim të një mesfushori të ri e ardhmja e 27-vjeçarit duket e mjegullt, shkruan Daily Star.

Me Jude Bellingham që e ka të sigurt largimin në afatin e verës, Dortmundi po kërkon ta zëvendësoj atë.

Ketia nuk ka arritur të lërë gjurmët e tij në skuadrën angleze që nga transferimi nga RB Leipzig në vitin 2018 për mbi 70 milionë euro.

Reprezentuesi i Guineas aktualisht është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në kofshë dhe është paraqitur vetëm një herë për skuadrën e Klopp-it deri më tani këtë sezon.

Ai me Liverpoolin gjithsej ka bërë gjithsej  117 paraqitje, duke shënuar 11 gola e asistuar shtatë të tjera./Shqip.com