Dortmundi po e “ndjek” Bayernin hap pas hapi

“Drama” për kreun e tabelës në Bundesliga po vazhdon.
Kanë kaluar 22 xhiro, por ende gjithçka është e mjegullt.
Borussia Dortmund ka shënuar fitore të pastër 0-3 në udhëtim të Union Berlin për të qëndruar në hap me Bayernin.
Golin e parë në këtë takim e realizoi Marco Reus – kur po zhvillohej minuta e 18-të.
Mesfushori gjerman realizoi edhe një herë pas vetëm shtatë minutave për të treguar që po kalon ndoshta sezonin më të mirë në nivel individual – në vitet e fundit.
Reus ka shënuar tetë gola në këtë sezon – teksa ka asistuar pesë herë – në 21 ndeshje të zhvilluara.
Deri në fund të takimit – mysafirët arritën që të realizojnë edhe një herë – me anë të Rafael Guerreros.
Kurse, në anën tjetër vendasit nuk arritën ta shënojnë as golin e nderit.
Me këtë fitore – Dortmundi ngritet në kuotën e 46 pikëve. Gjashtë më pak se Bayern Munchen – që është lider.
Deri në përfundim të Bundesligës – kanë mbetur edhe 14-të ndeshje për tu zhvilluar. /Shqip.com