Sport Ndërkombëtar

Dortmundi nuk po dorëzohet

Marco Reus

Nuk po dorëzohen. Po e ndjekin liderin hap pas hapi.

Borussia Dortmund ka deklasuar Borussia Monchengladbachin me rezultat të thellë 6-0.

Vendasit ishin superior që nga fillimi dhe nuk e vunë për asnjë moment në dyshim epitetin e fituesit.

Ecurinë e golave në këtë takim e hapi Marcos Reus, kur po zhvillohej minuta e 26-të.

Goli i parë nga Marco Reus

Teksa – vetëm gjashtë minuta më pas Malen shënoi për 2-0. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, teksa në të dytën vendasit u hodhën edhe më shumë në sulm.

Fillimisht, Wolf – pastaj Moukoko shënuan nga një gol për 4-0.  Por, nuk u mjaftuan më kaq.

Deri në fund të takimit, Reus shënoi edhe një herë, teksa për 6-0 u pëkujdes Emre Can.

Pa asnjë dyshim – kapiteni ishte lojtari i ndeshjes, pasi asistoi në tre golat tjerë – duke treguar edhe një herë klasin e tij.

Me këtë fitore, Dortmundi mbetet ende në hap për kreun e tabelës.

https://twitter.com/bruno_sieger/status/1495464997559930881?s=20&t=HlciQOQLup9RUtWSfq7w8A
Goli i shënuar nga Emre Can

Skuadra e udhëhequr nga Marco Rose gjendet në vendin e dytë, me 49 pikë të grumbulluara.

Vetëm gjashtë më pak se Bayern Munchen që gjendet në vendin e parë.

“Lufta” për titull – duket që do të jetë e hapur deri në fund të kampionatit, teksa kanë mbetur edhe 11-të xhiro për tu zhvilluar. /Shqip.com