Dortmundi nuk po dorëzohet

Nuk po dorëzohen. Po e ndjekin liderin hap pas hapi.
Borussia Dortmund ka deklasuar Borussia Monchengladbachin me rezultat të thellë 6-0.
Vendasit ishin superior që nga fillimi dhe nuk e vunë për asnjë moment në dyshim epitetin e fituesit.
Ecurinë e golave në këtë takim e hapi Marcos Reus, kur po zhvillohej minuta e 26-të.
Teksa – vetëm gjashtë minuta më pas Malen shënoi për 2-0. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, teksa në të dytën vendasit u hodhën edhe më shumë në sulm.
Fillimisht, Wolf – pastaj Moukoko shënuan nga një gol për 4-0. Por, nuk u mjaftuan më kaq.
Deri në fund të takimit, Reus shënoi edhe një herë, teksa për 6-0 u pëkujdes Emre Can.
Pa asnjë dyshim – kapiteni ishte lojtari i ndeshjes, pasi asistoi në tre golat tjerë – duke treguar edhe një herë klasin e tij.
Me këtë fitore, Dortmundi mbetet ende në hap për kreun e tabelës.
Skuadra e udhëhequr nga Marco Rose gjendet në vendin e dytë, me 49 pikë të grumbulluara.
Vetëm gjashtë më pak se Bayern Munchen që gjendet në vendin e parë.
“Lufta” për titull – duket që do të jetë e hapur deri në fund të kampionatit, teksa kanë mbetur edhe 11-të xhiro për tu zhvilluar. /Shqip.com