Dortmundi mposhtet nga Werder Bremen

Pas dy fitoreve rradhazi – Borussia Dortmund është njoftuar me humbje.
Skuadra e udhëhequr nga Ediz Terzic është mposhtur me rezultat 2-3 nga Werder Bremen.
Vendasit e nisën takimin më mirë dhe arritën që të kalojnë në epërsi – në minutat shtesë të pjesës së parë – me anë të Julian Brandt.
Teksa, në rolin e asituesit ishte Marco Reus.
Për golin e dytë u përkujdes Raphaël Guerreiro – kur po zhvillohej minuta e 77-të.
Edhe këtë herë asistuesi ishte i njëjtë: Reus.
Për ta bërë këtë takim më interesant u përkujdes Lee Buchanan.
Ai e tundi rrjetën në minutën e 89-të – për të ngushtuar rezulatatin në 2-1, por kjo ishte e gjitha çka arritën të bëjnë mysafirët.
U mendua se ndeshja do mbaronte me këtë rezultat, ama plane tjera pati Niklas Schmidt, i cili shënoi në minutat shtesë dhe e heshti stadiumin “Signal Iduna Park”.
Sikur të mos mjaftone kjo për vendasit, ata e pësuan edhe një gol.
Oliver Burke shënoi në minutën e fundit të shtesës dhe festa shpërtheu në kampin e mysafirëve.
Për Werderin kjo ishte fitorja e parë në këtë sezon – krahas dy barazimeve dhe gjendet në pozitën e shtatë në tabelë me pesë pikë.
Teksa, Dortmundi është një vend më lartë me një pikë më shumë./Shqip.com